Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Një i vdekur nga aksidenti në Bresje, policia jep detaje

nga Revista Kosovarja

Një aksident i rëndë trafiku u raportua sot në Bresje, ku dyshohej se një person ka humbur jetën.

Mbi artikull

Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

Krasniqi ka deklaruar se nga aksidenti që ndodhi në orën 16:30, një person është gjetur pa shenja jete.

“Rreth orës 16:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku në Bresje, Fushë-Kosovë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion. Në vend-ngjarje është ftuar njësia emergjente dhe zjarrfikësit. Ekipi mjekësor ka konstatuar se një person është pa shenja jete. Njësitet përkatëse policore janë duke u marrë me rastin” deklaroi Krasniqi.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]