fbpx

Një këngë dedikuar historisë së saj me Donaldin, Albërija nxjerr në sekret të Beatrix

nga Revista Kosovarja

 Këngëtarja Albërije Hadërgjonaj ka zbuluar një bisedë që ka pasur me mbesën e saj, Beatrix Ramosajn.

E ftuar në emisionin “E diell”, Albërija ka treguar se i kishte shkruar një këngë për historinë e saj të dashurisë me Donaldin, brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania.

Por në fakt Trixa kishte vendosur që të mos e këndonte për të mos marrë më vëmendje nga e njëjta histori.

“Është gocë e mençur, mesi pres, ka edhe një baladë që ia kam shkruar pas daljes së Big Brother. Po thotë se nuk dua sepse njerëzit do e personifikojnë, unë e kam shkruar si teze. E kam shkruar për atë histori. Por ajo e ndaloi rreptësisht. Më ka bërë përshtypje, një vajzë shumë e mençur. Unë i thashë, të gjithë po përfitojnë, nxirre dhe ti. E më tha, teze është momenti që njerëzit të më shohin dhe vlerësojnë për talentin që kam. Edhe për atë që kam për të dhuruar. E nuk dua të përfitoj nga askush. Dhe më ka lënë pa fjalë. është e mirë, shumë pozitive. është me të vërtetë shumë dinjitoze“- tha Albërija në intervistë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]