fbpx

Një lëvizje e kokës i shpëtoi jetën, flet për herë të parë Trump, tregon se si reagoi Shërbimi Sekret

nga Revista Kosovarja

Pas atentatit, Trump ka dhënë tashmë intervistën e tij të parë. 78-vjeçari e cilëson si një mrekulli faktin që është ende gjallë.

Në intervistën e parë pas atentatit dhënë për New York Post, Trump lëvdoi Shërbimin Sekret për reagimin.

“Unë jam këtu, edhe pse duhej të isha i vdekur. Mjeku në spital tha se nuk kishte parë kurrë diçka të tillë, ai e quajti një mrekulli. Agjentët më goditën aq fort sa më hoqën këpucët dhe këpucët e mia janë aq të ngushta. Ata kanë një punë fantastike bërë. Shumë njerëz thonë se është fotografia më ikonike që kanë parë ndonjëherë, ajo e reagimit tim. Zakonisht duhet të vdesësh për të pasur një imazh ikonik, por unë jam ende gjallë” ka thënë Trump.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]