fbpx

Një mesazhi në gjuhën shqipe drejtuar këngëtarit Zayn Malik është bërë viral në rrjetet sociale

nga Revista Kosovarja

Një fotografi që tregon mesazhin e një personi drejtuar këngëtarit të famshëm botëror, Zayn Malik është bërë virale në rrjetet sociale.

Ylli britanik njëherësh dhe ish-anëtar i grupit One Direction mori një mesazh epik, në gjuhën shqipe, në llogarinë e tij në Instagram.

Ky person me sa duket e kishte për qëllim ta njoftonte atë se imazhi i këngëtarit gjendet në secilin lokal berberi.

“Vllaqko a din qe je n’zid te qdo berber shqiptar”, thuhet në mesazhin drejtuar yllit britanik.

Me t’u shpërndarë fotografia ajo mori hov në rrjetet sociale, duke marrë gjithashtu dhe komente të shumta qesharake.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]