fbpx

Një motër e re në familjen Hadid: Gigi dhe Bella ndajnë lajmin e papritur

nga Revista Kosovarja

Supermodelet Gigi dhe Bella Hadid kanë zbuluar se kanë një motër nga babai, 23-vjeçaren Aydan Nix.

Në një deklaratë për Daily Mail-n, ato treguan se Aydan është vajza e Mohamed Hadid dhe Terri Hatfield Dull, e lindur pas një romance të shkurtër të Mohamedit, pas divorcit të tij me Yolanda Hadidin në vitin 2001.

E rritur në Florida, Aydan mësoi për lidhjen e saj biologjike me familjen Hadid vetëm pas një testi gjenetik që bëri pas vdekjes së njeriut që e kishte njohur si baba. “Që nga momenti që u njohëm në fund të 2023-shit, e kemi përqafuar me dashuri dhe kemi kaluar kohë së bashku si familje”, u shprehën motrat Hadid.

Në përfundim, ato kërkuan respekt për privatësinë e motrës së tyre së sapozbuluar, që tani jeton në Nju Jork.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]