fbpx

Një në 1.000 di se si ta zgjidhë këtë problem matematikor, mundeni ju?

nga Revista Kosovarja

Ekzistojnë edhe ekuacione matematikore që kërkojnë shumë ide krijuese

Ky problem, i cili ka hutuar shumë njerëz në internet, ka jo vetëm një, por edhe dy përgjigje të sakta.

Shumica di të gjejë një, që për ta është përgjigje e qartë, mirëpo ekipi i Go Tumble, i cili ka shpikur këtë enigmë, thotë që dy përgjigje të sakta di t’i ofrojë vetëm një nga një mijë pjesëmarrës.

Pra, le të shkojmë me radhë: nëse një nga përgjigjet tuaja është 40, atëherë keni absolutisht të drejtë! Pra, nëse shtoni shumën e ekuacionit të parë në detyrën e dytë, përgjigjja juaj do të jetë shuma e ekuacionit të dytë.

Ja si duket ky model:

Ekuacioni i parë: 1 + 4 = 5.

Ekuacioni i dytë: 2 + 5 (plus shuma e mëparshme 5) = 12.

Ekuacioni i tretë: 3 + 9 (plus shuma e mëparshme 12) = 21.

Ekuacioni i katërt: 8 + 11 (plus shuma e mëparshme 21) = 40.

Sapo të dalloni modelin, gjetja e përgjigjes nuk është shumë e vështirë.

Por a mund të njohësh një model tjetër midis këtyre ekuacioneve dhe të gjesh një përgjigje tjetër? Është mjaft e ndërlikuar, kështu që do të duhet të mendoni jashtë kuadrit.

Çelësi i zgjidhjes është të gjesh një model midis numrave.

Përgjigja e dytë është 96! Nëse i shumëzoni numrat në të majtë të shenjës së barabartë, do të merrni një rezultat.

Merrni atë rezultat dhe shtoni në të numrin e parë nga ekuacioni.

Kjo do t’ju japë rezultatin e mëposhtëm:

Ekuacioni i parë: 1 x 4 + 1 = 5

Ekuacioni i dytë: 2 x 5 + 2 = 12

Ekuacioni i tretë: 3 x 6 + 3 = 21

Ekuacioni i katërt: 8 x 11 + 8 = 96

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]