fbpx

Një orë e gjysmë pritjet në Jarinje

nga Revista Kosovarja

Kush ia mësynë të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare në Jarinje, për momentin duhet të presë deri në një orë e gjysmë.

Kjo u bë e ditur në përditësimin e fundit në ora 17:02, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Aty tutje thuhet se për të dalë përmes pikës kufitare Dheu i Bardhë, pritet deri në 50 minuta, ndërsa nga ajo në Muçibabë 45 minuta.

Në Merdarë pritjet për dalje shkojnë deri në 20 minuta, ndërsa në Bërnjak 15 minuta.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]