66
Qentë endacakë janë shndërruar në një problem të përditshëm për banorët e Prishtinë dhe ata që punojnë në kryeqytet.
Në një video të publikuar në faqen “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë”, shihet teksa një djalë ndiqet nëpër shesh nga një tufë e qenve.
Komentet ishin të shumta, teksa gati secili po ka përvoja të hidhura me qentë endacakë.Komuna e Prishtinës vazhdimisht ka qenë në qendër të kritikave për shkak të moszgjidhjes së këtij problemi.