523
Një shtëpi është përfshirë nga flakët të martën në orët e mëngjesit në Kamenicë.
Rasti ka ndodhur të martën në Kamenicë në ora 07:20.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i ka vënë zjarrin një shtëpie. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar dhe fikur zjarrin”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin, është njoftuar prokurori ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.