fbpx

Një person gjendet i vdekur në një skaj të rrugës në Lipjan

nga Revista Kosovarja

Një vdekje e dyshimtë është raportuar të ketë ndodhur dje në Lipjan.Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se një person i gjinisë mashkullore është hasur i shtrirë në një skaj të rrugës.

Pas lajmërimit të rastit, ekipi i urgjencës e ka dërguar atë në QKUK.

Nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës trupi i të cilit me urdhër të prokurorit dërgohet në IML për obduksion.

Nga policia nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me rastin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]