fbpx

Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Në orët e hershme të mëngjesit në një objekt në rrugën “Flaka e Janarit” në Prishtinë është gjetur një person pa shenja jete.

Lajmi u konfirmua nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila njoftoi se rasti u raportua rreth orës 07:30.

“Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes. Bëhet fjalë për një person të gjinisë mashkullore”.

Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, u shpreh Ahmeti.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]