fbpx

Një person gjendet pa shenja jete në Prizren

nga Revista Kosovarja

Një rast i dyshimtë vdekjeje është regjistruar në qytetin e Prizrenit, ku një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete nga një qytetar, i cili më pas ka njoftuar Policinë e Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, në mënyrë që të sqarohen rrethanat dhe shkaku i vdekjes.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, dhe hetimet janë duke vazhduar nga policia.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]