62
Një person është arrestuar dje nga Policia në Mitrovicë, pasi që dyshohet se ka sulmuar me sëpatë një person tjetër.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima është dërguar në tretman mjekësor dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë
.Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, një sëpatë dhe një moto-sharrë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.