fbpx

Një person i lënduar nga vetaksidenti në Broboniq të Mitrovicës

nga Revista Kosovarja

U raportou më parë për një vetaksident në fshatin Broboniq të Mitrovicës.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, duke njoftuar se si pasojë e aksidentit ka mbetur i lënduar shoferi i veturës.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 13:20, në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, në segmentin rrugor në fshatin Broboniq. Në aksident është përfshirë një veturë, përveq dëmeve materiale lëndime ka pësuar shoferi i veturës. ..”, tha Zahiti

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]