Një shqiptare e famshme do të jetë në jurinë e “Deutschland sucht den Superstar”

nga Revista Kosovarja

Tashmë dihet se kush do të jetë në jurinë e “Deutschland sucht den Superstar” vitin e ardhshëm. Aty do të jetë edhe një artiste shqiptare.

Loredana është konfirmuar si anëtare e jurisë në edicionin e ri që do të vlejë për vitin 2024.

“Me Beatrice Eglin dhe Loredanën, ne mundëm të fitonim dy përfaqësues shumë të suksesshëm të zhanreve të tyre muzikore përkatëse për jurinë e DSDS. Ne kemi gjetur kastin tonë të dëshiruar për sezonin e 21-të”, tha Inga Leschek, menaxhere e programit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]