Moderatorja e njohur e “Big Brother VIP Kosova”, Jonida Vokshi, ka zhvilluar së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku nuk kanë munguar pyetjet mbi jetën e saj private dhe planet për zgjerimin e familjes.
E pyetur nga një ndjekës nëse mendon për një fëmijë të tretë, Jonida u përgjigj me sinqeritet duke treguar se deçizitë e tilla kërkojnë vëmendje të madhe në raport me ritmin e jetës.
“Dëshira për fëmijë të 3-të është, por jo në plan,” u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se për momentin është e fokusuar diku tjetër.
Jonida theksoi se prioriteti i saj kryesor aktualisht janë dy fëmijët e saj, Emi dhe Ian. Ajo shpjegoi se angazhimet profesionale dhe ritmi i shpejtë i përditshmërisë e bëjnë të mendohet mirë për hapat e ardhshëm.
“Me këtë ritëm jete, gjithçka dua është të mundohem të mos i mungojë asgjë Emit dhe Ian e sidomos prania ime,” shkroi moderatorja.

