fbpx

Një tjetër femër rrëfen torturat e abuzimit seksual nga Russell Brand, ndërsa ai bën një shfaqje publike në ‘Wembley Arena’

nga Revista Kosovarja

Komediani Russell Brandi u akuzua së fundmi se kishte përdhunuar një sipërmarrëse dhe se kishte kryer marrëdhënie me një nxënëse 16-vjeçare.

Në një varg akuzash bombastike, ylli 48-vjeçar u akuzua për sulme seksuale dhe sjellje abuzive dhe grabitqare mes viteve 2006 dhe 2013, kur ai ishte në kulmin e famës së tij.

Katër gra pretenduan se ishin sulmuar nga Brandi, njëra prej të cilave i kishte thënë më parë “The Mail” të dielën për sjelljen e tij “kontrolluese dhe manipuluese”, shkruan DailyMail.

Mbrëmë, Policia Metropolitane tha se ishte “vetëdijësuar” për raportimet e medieve në lidhje me “një seri akuzash për sulme seksuale” dhe i kërkoi çdo viktimës të supozuar që të paraqitej.

Akuzat shkatërruese, të bëra në një hetim të përbashkët mes “Sunday Times” dhe njoftimeve të “Channel 4” datojnë nga koha kur Brandi ishte prezantues për “BBC Radio 2” dhe “Channel 4” dhe luante në filma të Hollywoodit.

Një grua pranon se Brandi e ka përdhunuar pas murit në shtëpinë e tij në Los Angeles, kur ajo ishte në të 30-at. Një tjetër të cilin ai e quante “The Child” (fëmija), tregoi sesi prezantuesi e kishte vënë në shënjestër kur ishte 16-vjeçe dhe ende në shkollë, dhe ai ishte 30 vjeç.

Por, në një kundërvajtje të jashtëzakonshme, Brandi u shfaq në rrjetet sociale për të “mohuar absolutisht” një varg “akuzash shumë të rënda kriminale” në dokumentarin 90-minutësh që u transmetua në Channel 4.

Ish-prezantuesja e Sky Sports, Kirsty Gallacher, motra e madhe e gruas së Brandit, Laura, mbështeti kunatin e saj dje në mëngjes duke ripublikuar videon e tij së bashku me një emoji, një zemër të madhe dashurie të kuqe. Por rreth një orë pasi u zbuluan akuzat e plota, ajo e fshiu postimin

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]