fbpx

Një tjetër medalje botërore për Kosovën – Osmani uron Laura Fazliun: Ka treguar forcën e sportit dhe shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë

nga Revista Kosovarja

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar xhudisten Laura Fazliu, e cila është renditur e treta në Kampionatin Botëror të këtij sporti, që po mbahet në Budapest të Hungarisë. Ajo e ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë e seniorëve.

Osmani ka thënë se me përkushtim dhe talent të jashtëzakonshëm, Laura ka treguar forcën e sportit tonë dhe shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë.

“Ajo vazhdon ta mbajë flamurin e Kosovës lart në arenat më të mëdha ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani.

Në gusht të vitit të kaluar, xhudistja 24-vjeçare e ka fituar medaljen e parë olimpike në karrierë.

Ajo është shpërblyer me medalje të bronztë në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]