fbpx

Një uniformë e historisë kthehet në muzeun “Behgjet Pacolli” pas 25 vitesh

nga Revista Kosovarja

Biznesmeni dhe humanisti i njohur Behgjet Pacolli ka ndarë një moment të veçantë përmes një postimi në rrjetet sociale, duke kujtuar kontributin e tij për Trupat Mbrojtëse të Kosovës pas luftës, si dhe një gjest simbolik që pason 25 vite më vonë.

No description available.

 

Pacolli tregon se menjëherë pas përfundimit të luftës, përmes Fondacionit “Behgjet Pacolli”, kishte dhuruar uniforma dhe pajisje ushtarake për ushtarët e Kosovës, që në atë kohë mbanin mbi supe shpresën e një populli të lirë.

No description available.

“🇽🇰 Uniforma që lindi nga liria.
Nga radhët e UÇK-së doli Trupa Mbrojtëse e Kosovës, në një kohë kur vendi po ngrihej nga hiri i luftës. Atëherë, përmes Fondacionit “Behgjet Pacolli” dhurova uniforma (veshmbathje) dhe pajisje tjera ushtarake për te gjithe ushtarët e Kosoves që mbanin mbi supe shpresën e një populli të lirë.
Sot, pas 25 vitesh, një ish-ushtar i TMK-së riktheu me nder një ekzemplar të plotë të asaj uniforme – duke ia dorëzuar muzeut Presidencial “Behgjet Pacolli”.
Një gjest i heshtur, por plot kuptim. Sepse uniforma ishte shumë më tepër se veshje – ishte simbol i sakrificës, i lirisë dhe i kujtimit që nuk vdes kurrë. 🙏🇽🇰”

No description available.

Uniforma, sipas Pacollit, nuk ishte vetëm veshje, por simbol i sakrificës, i lirisë dhe i kujtimit që nuk vdes kurrë.

No description available.

Muzeu Presidencial “Behgjet Pacolli” pritet të ruajë dhe ekspozojë këtë uniformë si një dëshmi të historisë së pasluftës dhe sakrificës së brezit që kontribuoi për ndërtimin e lirisë në Kosovë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]