fbpx

Një vajzë bie në lumin Bistrica në Pejë, përfundon në spital

nga Revista Kosovarja

Një vajzë ka rënë në lumin Bistrica në Pejë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ku i njëjti ka thënë se vajza është dërguar menjëherë në Spitalin e Pejës.

“Rreth orës 11, Policia është njoftuar se tek ish-tregu i gjelbërt një vajzë ka rënë në lum. Personi në fjalë është nxjerrë nga qytetarët dhe është dërguar në Spitalin e Pejës, por është jashtë rrezikut për jetën”, ka thënë Driton Rugova.

“Njësitet policore po merren me rastin dhe ndodhin në vendin e ngjarjes, në spital për të kuptuar se si ka ardhur deri te kjo”, shtoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës./Reporteri/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]