fbpx

Një veture digjet në oborrin e QKUK-së

nga Revista Kosovarja

Një veture digjet në oborrin e QKUK-së

Aktualisht në një nga parkingjet e QKUK-së, mësohet se një veturë ka marrë flakë.

Në vendin e ngjarjes shihen disa persona, por të cilët nuk kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin e makinës së përfshirë nga flaka dhe tymi.

Rreth saj, janë të parkuara edhe vetura të tjera, çka paraqet rrezik të shtuar, shkruan “Kosovarja”.

 

Fatmirësisht në vendngjarje kanë arritur njesitet e policisë dhe zjarrfikësve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]