fbpx

Një zinxhir shpëtimi me efekt të kundërt, cilët banorë janë në televotim

nga Revista Kosovarja

Një situatë e pazakontë në shtëpinë e “Big Brother Vip”. Dinamikat dhe debatet sa vijnë e shtohen mes banorëve, ndërsa gjatë Primes së sotme janë diskutuar për herë të parë edhe grupet.

Megjithatë, sa i përket nominimit sot Vëllai i Madh ka provuar një formulë të re, një zinxhir shpëtimi por me efekt të kundërt.

Të nominuar nuk do të shkojnë 3 personat që mbeten në fund të zinxhirit, por e gjithë shtëpia. Ndërsa e bukura është se banorët brenda shtëpisë nuk e dinë ende që janë në nominim.

Silvi, Sara Karaj dhe Françeska si personat e fundit që mbetën në këtë zinxhir shpëtimi janë imun. Ndërkaq, gjithë shtëpia: Bardhi, Egla, Erjola, Heidi, Ilnisa, Julia, Julian, Ledjona, Meriton, Rike, Romeo, Roza, Sara dhe Vesa, shkojnë në nominim.

Televotimi mbyllet të martën e ardhshme, ndërsa e bukura e këtij nominimi është se banorët brenda shtëpisë nuk e dinë ende që janë në nominim. Banorët e rinj, Liami dhe Jetmiri do të jenë imun deri në javën e ardhshme.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]