fbpx

Njerëzit mendojnë se dëshira e Fifit për 2022 është lidhja me Granitin pas deklaratës së fundit

nga Revista Kosovarja

Një deklaratë e Fifit në rrjetet sociale ka krijuar disa polemika ditën e sotme. Teksa postoi një foto në Instagram, artistja shkroi: “Cila eshte deshira qe doni me ju plotesu n’2022 Psh. E jemja veq ka nis me mu plotesu naten e krishtlindjeve”. Shumë njerëz kanë nisur të aludojnë se mbishkrimi i fotos lidhet me Granitin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr)

Shkaku? Natë e Krishtlindjeve Fifi ka qenë me Granitin. Madje ky i fundit postoi në Instastory një video ku shiheshin duke ecur krah njëri-tjetrit. Kjo ka bërë që videoja e postuar nga modeli të lidhet me dëshirën për të cilën Fifi shkruan se ka nisur t’i plotësohet natën e Krishtlindjeve.

Kujtojmë se marrëdhënia e Fifit dhe Granitit ka qenë ndër më të komentuarat në “Big Brother VIP’. Këngëtarja shprehu një pëlqim për ish-futbollistin brenda shtëpisë megjithatë vendosën të jenë miq. Pas daljes, kur u përballë me të në studio, Fifi tregoi indiferencë, madje mohoi ta quante ndjenjë apo dashuri të vërtetë atë që përjetoi me Granitin. Kjo ndodhi pas disa deklaratash kontradiktore dhe të dyshimta që Graniti kishte bërë për të.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]