fbpx

“Njerëzit të duan vetëm për paratë që ke”, Lori Hoxha i kthen përgjigje fanses

nga Revista Kosovarja

Në një komunikim të drejtpërdrejtë me ndjekësit e saj në Instagram, Lori Hoxha u është përgjigjur disa pyetjeve që i janë drejtuar në faqen e saj zyrtare.

Dikush e pyeste nëse ndjen ndonjëherë se njerëzit e duan për paratë dhe jo për atë që është. Lori ktheu një përgjigje të qartë për këtë gjë dhe në fund dha edhe një këshillë për ata që shqetësohen se si i shohin të tjerët.

“Jo, nuk e kam këtë problem. Nëse do ta kisha, do të thoshte se unë nuk do ta dija kush jam dhe çfarë mund të arrij, dhe kjo do të ishte e trishtueshme”.

“Sipas besimit tim, ajo që unë kam për të dhënë është shumë herë më e vlefshme se paratë. Por ki parasysh gjithashtu se si njerëzit të shohin nuk është problemi yt”, ishte përgjigjja e detajuar e Lorit.

Ajo do të bëhet së shpejti teze për herë të tretë dhe duket shumë e emocionuar nga ky fakt. Madje, Sara ka vënë në dukje se bebushja mund të jetë e shenjës së Peshores, njësoj si tezja e saj.

Arsyeja pse njerëzit ia bëjnë këtë pyetje Lorit është fakti se njerëzit e shohin si trashëgimtare të Top Channel-it dhe si pasanike. Kjo ndoshta e penalizon në krijimin e miqësive.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]