fbpx

Njeriu që mbante çantën me kodin bërthamor të Putinit goditet me plumb në kokë

nga Revista Kosovarja

Ish-koloneli rus, Vadim Zimin (53) është gjetur në banesën e tij pak ditë më parë i qëlluar me një plumb në kokë.

Zimin u tërhoq nga shërbimi aktiv disa vite më parë ndërsa ishte bërë i afërt me Putinin dhe për disa vite kishte mbajtur çantën me kodin bërthamor të presidentit rus.

Sipas mediave ruse, ish-koloneli 53-vjeçar i shërbimit sekret FSO u gjet të hënën me lëndime të rënda në kokë në banesën e tij në Krasnogorsk afër Moskës. Zimin mësohet se ndodhet në gjendje kome në spital.

Ka dyshime që Zimin mund të jetë qëlluar nga dikush ngase ai i dha qeverisë emrat e agjentëve të shërbimit sekret që donin të rrëzonin Putinin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]