fbpx

Njësia Speciale duke patrulluar në Veri

nga Revista Kosovarja

Prezenca e forcave të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës është shtuar në Veri, pas situatës së fundit të krijuar në vend.

Indeksonline ka siguruar pamje ku shihen pjesëtarë të Njësisë Speciale duke patrulluar në pjesën më të “nxehtë të vendit”.

Kujtojmë se rreth 600 punonjës së të Policisë së Kosovës nga komuniteti serbë në veri kanë dhënë dorëheqje pas presion të Beogradit zyrtar.

Kësisoj, organi kryesor i sigurisë ka konfirmuar se ka kapacitete për menaxhimin e situatës dhe rrethanave të krijuara në veri.

“…pas dorëheqjeve në mungesë të personelit dhe kapaciteteve të mjaftueshme policore në veri “do të rris gradualisht kapacitetet e saja policore me zyrtarë të rendit publik. Të gjitha veprimet policore do të ndërmerren konform autorizimeve ligjore dhe kushtetuese, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe shërbimit ndaj qytetarëve, ruajtjes së rendit e qetësisë publike si dhe mbikëqyrjes dhe kontrollit kufitar”, thuhet në njoftim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]