Dua Lipa vazhdon të surprizojë fansat, këtë herë jo me muzikën, por me aftësitë e saj fizike.
Në një postim të fundit në Instagram, këngëtarja shqiptare me famë botërore ka ndarë një foto ku shihet duke bërë një pozë akrobatike, e balancuar mbi kokë dhe duar, shkruan Indeksonline.
Me një përshkrim plot humor, ajo shkruan: “I guess joining the circus wasn’t such a bad idea 🤪 ANFIELD NIGHT 1 TONIGHT!!!! LET’S GOOOOOO BABY 💋!!!!!”, duke treguar se është gati për natën e parë të koncertit të saj në stadiumin legjendar Anfield në Liverpool.
Postimi është pritur me entuziazëm nga ndjekësit, duke marrë mijëra pëlqime dhe komente brenda pak minutash.
Edhe pse e njohur për performancat skenike dhe hitet globale, kjo paraqitje tregon se Dua Lipa ka shumë më tepër për të ofruar, edhe jashtë skenës.