fbpx

Njihuni me tri këshilla bukurie që yjet kanë mësuar nga nënat e tyre

nga Revista Kosovarja

Jessica Alba

Konsiderohet si mbretëresha e lëkurës me shkëlqim. Shkëlqim natyral, aq shumë i dëshiruar nga vajzat. Mamaja e saj i ka mësuar asaj që në moshë të re këto tre këshilla që e ndihmojnë të mbajë lëkurën që ka: 1. Gjithmonë të lajë fytyrën në darkë 2. Gjithmonë të vendosë krem me faktor mbrojtës. 3. Asnjëherë të mos e tërheqë lëkurën e fytyrës, sidomos rreth syve.
Tre këshilla esenciale për një lëkurë të shëndetshme!

Blake Lively

Këshilla me e rëndësishme e bukurisë që mamaja i ka dhënë aktores është që të përdori majonezën si maskë për flokët. Tingëllon shumë e çuditshme, por shkencërisht kjo ka kuptim! Majoneza përmban vezë, limonë dhe uthull, përbërës shumë të rëndësishëm për flokë të shëndetshëm. E vërteta është që kjo maskë do të shkaktonte shumë rrëmujë, por nëse Blake e përdorë këtë maskë, pse mos ta bëjmë edhe ne.

Kendall Jenner

Ajo mund të trajtohet me produktet më të shtrenjta dhe të ndiqet nga specialistët më të mirë të lëkurës, por për të një nga këshillat më të vyera për lëkurën është ajo e mamasë së saj, Kris Jenner. Që në moshë të re Kris i ka mësuar Kendall që mos ta prekë kurrë fytyrën e saj me duar. Kjo është këshillë e vyer, të gjithë e dimë çfarë shkakton prekja e fytyrës: shumë puçrra!

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]