fbpx

Njoftim për banorët e Malishevës: Mos e përdorni ujin

nga Revista Kosovarja

Njoftim për banorët e Malishevës: Mos e përdorni ujin

Instituti Rajonal i Shëndetit Publik në Prizren, pas analizave të bëra të ujit për pije, me kërkesën e Komunës së Malishevës, për sistemet e ujësjellësve në Malishevë, ka rekomanduar që momentalisht uji të mos përdoret për pije, pasi është jashtë parametrave të lejuar, si pasojë e ndotjes nga vërshimet.

Për këtë gjë është njoftuar edhe njësia e Hidroregjionit Jugor, të cilët janë rekomanduar të marrin masat e nevojshme, për pastrimin e ujit.

Ndërsa këshilla e njëjtë vlen edhe për familjet të cilat furnizohen nga puset, pasi momentalisht rekomandohet të mos përdoret uji për pije, deri në një njoftim tjetër.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]