fbpx

Njomza shtrihet në spital, ndan shqetësimin me ndjekësit

nga Revista Kosovarja

Influencuesja e njohur shqiptare, Njomza, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj një moment të vështirë nga shtatzënia.

Ajo ndau me ndjekësit një foto ku shihet duke marrë infuzion në klinikë, dhe shkroi:
“Përsëri”, duke i referuar gjendjes në shtatzani, periudhë të cilën është duke e kaluar me disa kompikime shëndetësore.

Ndërsa në një postim tjetër shpjegoi arsyen e shtrirjes në spital.

“M’ka ra hekri shumë poshtë e në shtatzani o rrezik për beben pa hekur, e u desht me marrë ni infusion për hekur”.

Kjo deklaratë e saj ka sjellë një valë reagimesh pozitive dhe mbështetje nga ndjekësit, të cilët e kanë përgëzuar për transparencën dhe ndarjen e një çështjeje kaq të rëndësishme për shëndetin e nënës dhe bebes gjatë shtatzënisë.

Ajo ndër tjerash theksoi se mungesa e hekurit ka rezultuar që kohët e fundit të jetë tepër e lodhur.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]