fbpx

Noizy dhe Jori Delli shfaqen bashkë në një jaht luksoz

nga Revista Kosovarja

Duket se reperi i njohur Noizy, është lidhur shumë miqësisht me ish-banorët e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.

Pak ditë më parë, ai ishte i ftuar në një diskotekë ku këndoi bashkë me fituesin e BBVA 2, këngëtarin Luiz Ejlli.

Dyshja përveçse e ‘ndezën’ turmën që kishin përpara, paralajmëruan se së shpejti do të sillnin bashkërisht edhe një bashkëpunim.

Por Luizi nuk është i vetmi person me të cilin Noizy është afruar pas mbarimit të spektaklit, pasi duket se një raport të mirë shoqëri ai ka krijuar edhe me modelen Jori Delli, e cila ishte një nga banoret e këtij edicioni.

Së fundmi, ata kanë publikuar disa fotografi të përbashkëta në InstaStory, ku shihen në jahtin e një bregdeti.

Jori e veshur me bikini të bardha duket mjaft atraktive në fotografitë që Noizy i ka ndarë me ndjekësit e tij.

Nuk dihet se me ç’rast dyshja e kanë realizuar këtë udhëtim, megjithatë fansat kanë auduar se bukuroshja mund të jetë protagoniste në klipin e ri të reperit.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]