fbpx

Noizy e kërcënon një fans gjatë koncertit

nga Revista Kosovarja

Jo çdo gjë ka shkuar siç duhej në një nga koncertet e Noizyt ku ai shihet i revoltuar nga një fans.

Një video që tashmë është bërë virale në rrjetet sociale, reperi shihet i tensionuar duke kërcënuar një fans nga skena.

Duket se hedhja e një telefoni gjatë kohës që ai po perfomonte ka bërë që reperi të nervozohej duke i kërkuar që të ballafaqohej me të.

“A është ndonjëri këtu me telefon? Nëse ka dëshirë të përfundojë në spital, ta gjuaj edhe një herë telefonin nëse ke b***. Kush ishte njëri që më gjuajti me telefon? Ti ishe? A ke qejf me përfundua në spital? Hajde këtu. A ke qejf me përfunduar në spital? A ke qejf?”, dëgjohet duke thënë reperi.

Ndërkohë, Noizy ende nuk ka bërë ndonjë reagime në rrjetet sociale për të sqaruar të gjithë këtë ngjarje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]