fbpx

Noizy me koncert elektrizues në Londër, nuk mungoi edhe një ‘diss’ për Babastars

nga Revista Kosovarja

Ai tashmë është njëri nga reperët më të kërkuar jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe më gjerë.

Bëhet fjalë për artistin nga Shqipëria, Rigels Rajku, emri i vërtetë i të cilit është, Noizy.

I njëjti së fundmi ka mbajtur një koncert në Londër, ndërsa duket se ka thyer çdo rekord si me numrin e pjesëmarrësve e po ashtu edhe me performancën e bërë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

Si interpretues i shumë hiteve, 35-vjeçari edhe në këtë eveniment është përkujdes që të krijojë një atmosferë të mahnitshme.

Derisa po këndonte disa prej këngëve të famshme, ai nuk ka munguar edhe me interpretimin e “Jena Mbretër”.

Në momentin që po performonte, Noizy duket se i ka bërë edhe një ‘diss’ grupit Babastars. Përkundër se gjendet mes kësaj kënge, një pjesë ‘F*ck Babarecords’ është përsëritur disa herë.

Kjo ka bërë që të mbajë një turmë të madhe të aktivizuar duke kënduar bashkë me ta.

Noizy përndryshe gëzon një karrierë të bujshme profesionale me projekte shumë të suksesshme e me miliona klikime.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]