Reperi i njohur shqiptar, Noizy, ka mbajtur koncert në Gostivar.
Në mesin e performancës së tij, ai ka ndërprerë muzikën, për të përshëndetur zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubin.
Këtij të fundit para disa ditëve iu dogj vetura në hyrje të banesës, ndërsa edhe fqinjtë e tij ishin të shqetësuar nga ky rast.
“I kërkoj ndjesë të gjithë fqinjëve të mi në lagjen tonë për shqetësimin e madh që e përjetuan mbrëmë para ndërtesës ku jetoj, për arsye të profesionit tim. I kërkoj ndjesë edhe shokut tim dhe familjes së tij për dëmin e shkaktuar vetëm për arsye të profesionit tim” kishte thënë Grubi.
Për gojët e liga dhe të gjithë ata që duan të dëmtojnë Grubin, Noizy thotë se “Molla me shumë fruta sulmohet”.