fbpx

Nora Istrefi tregon edhe një detaj që po ribashkohet me Robertin

nga Revista Kosovarja

Pas tri vitesh ndarje, Nora Istrefi dhe Robert Berisha së bashku me vajzën e tyre, javën e kaluar u panë në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Çifti kishin zgjedhur Turqinë për të kaluar disa ditë relaksi me vogëlushen e tyre, Renee.

Por, pavarësisht kësaj dyshja ende nuk janë deklaruar nëse janë bërë bashkë sërish, apo çdo gjë po bëhet për hir të vajzës së tyre.

Por, në fotografinë që Robert Berisha ka publikuar së fundmi, ku shfaqet duke mbajtur vajzën e tij, nuk ka munguar as ‘pëlqimi’ i Nora Istrefit në të, duke shtuar edhe më shumë dyshimet se çifti po provojnë të rindërtojnë martesën e tyre.

Kujtojmë se Nora dhe Roberti kanë qenë plot 13 vite bashkë, derisa në vitin 2019, ish çifti dhanë lajmin e ndarjes.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]