66
Mjekët në QKUK kanë humbur betejën për t’i shpëtuar jetën një vajze 15-vjeçare e cila të shtunën në mbrëmje kishte rënë nga kati i 5’të i një banese.
Vajza 15-vjeçare ishte dërguar në QKUK me lëndime të rënda trupore.
Burime nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se pas rreth dy orë përpjekjesh nga mjekët që t’i shpëtojnë jetën, e reja nuk arriti më tutje të u mbijetojë plagëve të rënda.
Rasti ka ndodhur te rruga B në Prishtinë, rreth orës 22:00.
Ende nuk dihet se në çfarë rrethana ka ndodhur, dhe Policia ka hapur hetim për rastin.