fbpx

Nuk do ta besoni se çfarë mbante Pete në dhomën e gjumit dhe po, ka lidhje me Kim-in

nga Revista Kosovarja

Pete Davidson mori një vendim të rëndësishëm për dekorimin e shtëpisë gjatë një interviste të fundit virtuale.

Në fillim të kësaj jave, komediani 28-vjeçar bisedoi me Tabitha Lipkin dhe ajo postoi një video nga prapaskenat në TikTok të Davidson duke riorganizuar pamjen e tij dhe duke lëvizur një qiri lutjeje ku ishte stampuar figura e Kim Kardashian-it.

Unë thjesht dua të sigurohem që nuk kam të brendshme në foto,” tha Davidson.

Lipkin gjithashtu konfirmoi vendimin e Davidson në postim, duke shkruar:

Pete Davidson e zhvendosi qiriun e Kim Kardashian përpara intervistës sime me të!

Aktori gjithashtu zbuloi në emisionin e “Saturday Night Live” se ai po largohet nga apartamenti i tij në Staten Island për një lagje tjetër të New York-ut.

Unë jam duke lëvizur në Brooklyn. Jam shumë i emocionuar. Më pëlqen Staten Island“, u shpreh ai.

Edhe pse Davidson nuk e përmendi Kardashian gjatë kësaj interviste, ai së fundmi i është referuar asaj si “e dashura” e tij për herë të parë publikisht.

Unë nuk kam Instagram apo Twitter apo ndonjë nga këto gjëra. Pra, pjesa më e madhe e jetës sime të përditshme është të hyj në makina dhe të paraqitem në një set. Ose, nëse jam jashtë, ose rri me miqtë e mi ose qetësohem me të dashurën time brenda“, tha Pete në intervistën e publikuar të hënën.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]