fbpx

“Nuk dua ta mërzisë” Donaldi flet për Borën në Big Brother VIP?

nga Revista Kosovarja

Donald Veshaj tashmë është personazhi kryesor dhe më i përfolur në shtëpinë më të madhe në shqipëri “Big Brother VIP”.

Lidhja që kishte ai me moderatoren e njohur Bora Zemani bëri që ai akoma më shumë të komentohej dhe të ishte në syrin mediatik pothuajse çdo ditë, shkruan “Kosovarja”.

Gjatë qëndrimit të tij në Big Brother ai filloi një lidhje të re me këngëtaren Beatrix Ramosaj, duke e përfunduar njëherë e mirë lidhjen që kishte jashtë me moderatoren.

Shumë njerëz iu kthyen kundër Donaldit, duke e kritikuar për lidhjen e re që krijoi, por aktori vendosi që të dëgjonte zemrën dhe të vazhdonte ta shijonte këtë eksperiencë të bukur bashkë me Beatrix.

Ndërkaq, ajo që ra në sy së fundmi është një bisedë që ai kishte bërë me Beniadën, duke thënë se nuk donte të mërziste askënd jashtë shtëpisë, këtu sigurisht që përfshihet edhe Bora. /Kosovarja/

Për më shumë mund të shikoni videon më poshtë:

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]