fbpx

“Nuk e di ç’i kanë bërë, trupi është i shkatërruar”, flet gruaja e Faton Hajrizit

nga Revista Kosovarja

“Nuk e di çfarë kanë bërë me trupin e tij, por është totalisht i shkatërruar. E pashë me qefinin e mbuluar”. 

Kështu është shprehur Liridona Shala, gruaja e Faton Hajrizit, e kontaktuar nga “Euronews Albania”.

E pyetur për gjendjen në të cilën ajo dhe familja e saj gjendet me mbërritjen e trupit te Faton Hajrizit në Kosovë, ajo shtoi se “humbja e tij na ka bërë të humbim edhe shpresat për të jetuar”.

Trupi i pajetë i Hajrizit, i cili u vra në Lloznicë të Serbisë, iu kthye këtë të premte familjarëve të tij.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]