fbpx

“Nuk e di si kalon mirë Sara me ty”, Xheraldina i shuan dyshimet ndjekëses me lezet

nga Revista Kosovarja

Legjendat urbane nuk thonë kështu por, raportet e mrekullueshme me nënën e partnerit, vjehrrën, nuk janë të pamundura.

Sara Hoxha dhe Xheraldina Vula janë një shembull i vërtetë për çdo marrëdhënia vjehrrë-nuse dhe këtë gjë na e kanë dëshmuar shpesh.

Madje, në intervista Xheraldina ka thënë se Sarën nuk e konsideron si nuse, por si vajzën e saj, duke dëshmuar kështu një marrëdhënie të ngushtë me njëra-tjetrën. Të njëjtën gjë e ka pohuar edhe Sara në intervistat e saj virtuale në Instagram.

E duket se kjo u ka rënë në sy edhe ndjekësve, teksa mes tyre ka edhe skeptikë. Xheraldina ka postuar së fundmi disa foto në Instagram, ku ka rënë në sy komenti i një ndjekëseje.

“Nuk e di si kalon mirë Sara me ty se në pamje të parë dukesh shumë e rreptë”- shkruan ndjekësja. Ky koment i ka rënë në sy edhe Xheraldinës e cila nuk e ka lënë pa një përgjigje.

“Valla e shtir jam bajagi. As vetë nuk e di si po kalon Sara me mua!”- i përgjigjet ajo me ironi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]