fbpx

Nuk e gjeti dashurinë në “Përputhen”, ish-konkurrenti bën publike lidhjen me Miss-in shqiptar

nga Revista Kosovarja

Tashmë nuk ka mbetur më asgjë për t’u habitur nga emisioni “Përputhen” pasi janë bërë publike skenare të ndryshme të cilat do realizonin me sukses një telenovelë.

Gjithsesi historitë e dashurisë që bëhen publike vazhdojnë të intrigojnë publikun.

Së fundmi është Ervin Koxherri i cili ka bërë publike lidhjen e tij të dashurisë pas largimit nga “Përputhen”.

Ish-konkurrenti ka publikuar një foto përqafuar me Damaljanta Gjergji, Miss Lezha 2018.

Missi është mjaft simpatike dhe Ervini e ka shoqëruar foton me një zemër dhe një çelës që nënkupton lidhjen me bukuroshen

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]