Ja disa arsyje pse nuk është mirë të pini kafe në mëngjes,

nga Revista Kosovarja

Nuk mjafton kur njerëzit thonë – e pi kafen me ujë sepse e di që është diuretike

Ka mbërritur edhe te ne vala tropikale dhe duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje trupit tonë, që disa zakone të mos na shkaktojnë probleme shëndetësore. Theks i veçantë u kushtohet njerëzve që nuk mund ta imagjinojnë një mëngjes pa kafe.

Sipas këshillave të mjekëve, është e dëshirueshme të dini se si ndikon pija juaj e preferuar për zgjim në trup në temperatura të larta, sepse në këtë mënyrë mund të shmangni efektet e padëshiruara.

Përveç kësaj, ata paralajmërojnë se disa udhëzime patjetër duhet t’i ndjekin edhe njerëzit plotësisht të shëndetshëm, sepse nuk janë të imunizuar nga rreziku i të nxehtit përvëlues, transmeton Telegrafi.

Nuk është mirë të pini shumë kafe në verë

– Kafeja, e cila normalisht ka ngjyrë të gjelbër, piqet në temperatura të larta, derisa të marrë ngjyrën e saj të kafenjtë, në mbi 270 gradë, madje deri në 300. Më pas lidhjet e karbonit prishen në kafe dhe krijohen 19 kancerogjene. Gabimi është se shumë njerëz e nisin ditën me kafe në vend të ujit, sepse një filxhan kafe nxjerr shtatë herë më shumë lëngje nga trupi sesa kemi marrë. Dhe trupi kërkon ujë, ndaj thahen indet, fillojnë ndryshimet në enët e gjakut.

Kafeja në mot të nxehtë krijon një problem shtesë sepse nxit nxjerrjen e lëngjeve dhe në verë mund të jetë veçanërisht e rrezikshme, pasi rrit gjasat e dehidrimit të trupit.

– Nuk mjafton kur njerëzit thonë – e pi kafen me ujë sepse e di që është diuretik. Është si kur dikujt i digjet shtëpia dhe i shton pak ujë, por edhe benzinë. Prandaj kafeja na bën dëm, nuk është e dobishme, prandaj edhe në verë nuk duhet të pimë kafe. Ashtu si alkooli, kafeja përshpejton urinimin. Dhe ne nuk fitojmë asgjë me këtë, vetëm dëmtojmë, e pse t’i shkaktojmë vetes dëme të panevojshme.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]