Në mesin e bashkëpunimeve të shumta mes artistëve shqiptar në plan ishte edhe një mes Shkurte Fejzës dhe Era Rusit.
Ato në parim kishin arritur pajtueshmërinë për një këngë megjithatë planet kanë ndryshuar rrugës.
Sipas Prive dueti ka dështuar pasi këngëtaret nuk kishin arritur të gjenin gjuhën e përbashkët për disa detaje teknike mbi realizimin dhe shpërndarjen e projektit.
Era Rusi kohë më parë solli një tjetër bashkëpunim me një këngëtare të muzikës popullore në Kosovë.
Bëhet fjalë për duetin me Remzije Osmanin, këngë që rezultoi shumë e suksesshme dhe mori pëlqyeshmërinë e publikut.