fbpx

Nuk ia pranoi buqetën me lule, një fanse godet me to këngëtaren Olivia Rodrigo

nga Revista Kosovarja

Ylli i muzikës pop, Olivia Rodrigo, u godit në kokë me një buqetë me lule gjatë koncertit të saj në Madison Square Garden në New York mbrëmjen e së martës.

Në videon tashmë virale, shihet këngëtarja teksa përshëndet fansat e emocionuar brenda sallës.

Në një moment, një nga pjesëmarrësit e koncertit tentoi t’i jepte një buqetë, por kur Rodrigo nuk e mori, ajo e hodhi duke e goditur në pjesën e pasme të kokës.

Këngëtarja u tremb kur u godit, pas së cilës ajo shkoi për të përshëndetur fansat e tjerë.

Në komentet në rrjetet sociale, shumë e konsideruan atë ‘të vrazhdë’ dhe të papranueshme dhe paralajmëruan se këngëtarja mund të ishte lënduar.

“Shpresoj që Olivia të jetë mirë pas një gjesti kaq të vrazhdë. Çfarë mungesë respekti”, “Disa nga këta prindër nuk i kanë rritur mirë fëmijët”, “Etika e koncertit është zhdukur” – ishin vetëm disa nga komentet në rrjet.

Kjo nuk është hera e parë që një interpretues sulmohet gjatë një koncerti nga gjësendet që kanë hedhur. Në qershor të vitit të kaluar, Bebe Rexha u godit me celular në fytyrë nga një fans, pas së cilës u rrëzua në skenë nga dhimbjet dhe më pas shfaqi një mavijosje nën syrin e saj që mori nga goditja.

Në korrik 2023, Harry Styles u godit në sy nga një objekt i hedhur nga një fans gjatë koncertit të tij në Vjenë.

Në të njëjtin muaj, reperi Lil Nas X për pak sa nuk u godit me një pajisje seksuale teksa performonte në Suedi.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]