fbpx

“Nuk kam qenë mirë psikologjikisht”, Oriola Marashi tregon si u bë modele në “Guess”

nga Revista Kosovarja

Ka disa vite që modelja e mirënjohur, Oriola Marashi, është bërë pjesë e markës së famshme “Guess”. Bukuroshja ka marrë pjesë në sfilatat më të rëndësishme të “Guess”, ndërsa sot ka zbuluar si ka arriti të nënshkruante një kontratë me të.

Duke qenë se është mjaft aktive në rrjetet sociale ajo ju jep hapësirë ndjeksave të saj ti parashtrojnë pyetje se çka duan të dinë rreth saj, shkruan “Kosovarja”.

Në mesin e pyetjeve njëri nga ndjekësit e ka pyetur se si është bërë pjesë e familjes së “Guess”.

“Si u bëre pjesë e familjes së ‘Guess’?”, ishte pyetja e parashtruar në InstaStory.

 

“Shumë pyetje të tilla. Paul Marciano drejtuesi i ‘Guess’ më zbuloi mua në 18 mars 2019! Dhe atë ditë ishte ditëlindja ime. Unë kisha rezervuar të shkoja në Lugano 1 muaj më vonë dhe që atëherë kam punuar thuajse çdo muaj! Kur shkova tek Guess, nuk isha mirë emocionalisht dhe psikologjikisht dhe ata sërish më mbështetën dhe më ndihmuan të ecja përpara dhe të jem këtu ku jam tani duke bërë atë që dua për veten, për familjen time, për njerëzit që dua dhe më mbështesin!”, ka treguar Oriola.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]