fbpx

Nuk ndalet Shemi, pas arrestimit në Prishtinë, ia mësyn Sunny Hill-it në Tiranë, ja paralajmërimi i tij

nga Revista Kosovarja

Shemsi Krasniqi, i njohur me nofkën “Shemi” i grupit muzikor kosovar “Ilirët”, ka vazhduar të insistojë se do të këndojë këngën kushtuar komandantit legjendar, Adem Jasharit, në “Sunny Hill”.

Shemi ka thënë se do të vijë në Shqipëri, ku do të mbahet festivali më datën 26-28 gusht në Tiranë.

“Në Shqipëri ka me shku. Jo do të tentoj, por do të shkoj e atje keni me m’pa. Më në favor timin ka me qenë atje”, u shpreh Shemi.

Kujtojmë se këngëtari kosovar u arrestua të shtunën nga policia pasi sipas tyre, ai kishte hipur pa autorizim në binën e festivalit “Sunny Hill”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]