88
Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar me 250 euro kryeministrin në detyrëAlbin Kurtin.
Kjo pasi Kurti kishte refuzuar të shkonte për intervistim në Prokurorinë Speciale të Kosovës, më 4 mars.
Kështu mëson jozyrtarisht Klan Kosova.
Sipas informacioneve, Kurtit pritet t’i shkojë edhe një ftesë në adresë të tij.
Në rast se sërish ai e refuzon ftesën, do të rrezikonte paraburgimin.
Klankosova.tv ka drejtuar pyetje te Gjykata Themelore e Prishtinës, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka pranuar asnjë përgjigje.