fbpx

Nuk zmbrapset Ramosaj, i fut bagerat për rrugën Deçan-Plavë!

nga Revista Kosovarja

Bashkim Ramosaj është i vendosur për përfundimin e rrugës Deçan-Plavë. Kryetari i Deçanit mëngjesin e sotëm ka njoftuar nisjen e makinerisë së rëndë punëtore për vazhdimin e punimeve në këtë rrugë.

Bagerë e kamionë shihen duke hapur rrugën, e cila ishte një nga premtimet e kryetarit të Deçanit.

Me insistim e kryetarit të Deçanit, Komuna e Deçanit kishte arritur marrëveshje për procedimin për rehabilitimin/shtrimin e rrugës së Gushavcit dhe asaj të Manastirit, në trasetë e tyre ekzistuese, si rrugë lokale duke e përfshirë këtu edhe transportin e mallrave dhe kafshëve si nevoja të banorëve dhe familjeve që shfrytëzojnë bjeshkët për gjatë Grykës së Deçanit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]