fbpx

Numër i madh i mërgimtarëve po kthehen nga Kosova

nga Revista Kosovarja

Në aerportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë edhe sot ka numër të madh të mërgimtarëve të cilët po kthehen për në vendet ku po jetojnë dhe veprojnë.

Në një fotografi shihet se edhe sot ka fluks të madh të mërgimtarëve në aeroport.

Numër i madh i bashkatdhetarëve kanë zgjedhur të kthehen edhe përmes pikave kufitare, ku shpeshherë po krijohen kolona të gjata.

Meqenëse vitin e kaluar shumë shtete ishin të mbyllura për shkak të masave kundër COVID-19, këtë vit numër i madh i mërgimtarëve erdhën për pushime në Kosovë.

Tollovi të tilla në aeroport janë krijuar edhe ditëve të kaluara.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]