fbpx

Numër i madh i policisë në Gazimestan, prezent edhe Njësia Speciale e Kosovës

nga Revista Kosovarja

Me rastin e shënimit të festës serbe të Vidovdanit, në Gazimestan, janë vendosur forca të shumta sigurie për të garantuar mbarëvajtjen.

Përveç Policisë së Kosovës, në terren janë edhe pjesëtarë të Njësisë Speciale, si dhe përfaqësues të KFOR-it dhe EULEX-it, të cilët po monitorojnë nga afër aktivitetet që po mbahen, njofton Klankosova.tv.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të ruajtur rendin dhe sigurinë gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti.

Ndërkohë policia ka arrestuar orë më parë në Graçanicë V.P., organizatorin e një udhëtimi pelegrinazhi nga Beogradi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]